1
Mjekësia farmaceutike me atë alternative me produkte natyrale është gjithnjë në “luftë”, për të prodhuar ilaçe të reja që shpëtojnë njerëzimin dhe antibiotiku është një ndër mrekullitë e shpikura.
Por jo rrallë dëgjojmë që ndokujt ‘nuk i bënë fajde’ as antibiotikët.
E pikërisht në këtë pikë nis lufta e mjekësisë tradicionale që përdor bimët për të kuruar sëmundjet.
Para viteve ’90, fëmijët para se t’i çonin te mjeku për infeksion bajamesh që ai t’i jepte mjekimin antibiotik, aplikonin lëng hudhrash të freskët.
Dhe jo pak fëmijë kanë shpëtuar nga penicilina në atë kohë.
Hudhra përdorej edhe kur të vegjlit kishin parazitë intenstinalë, sepse prania e hudhrës së gjallë në trup i vriste ato.