29
Kiara Tito, e ftuar në “S’e luan Topi”, foli për shumëçka, edhe për planet për të bërë një bebush të dytë. Ajo u shpreh se është ende herët, por ka qejf të sjellë në jetë një vajzë.
“E kam akoma atë dëshirë, edhe pse është herët natyrisht, por do kisha dëshirë të kisha 2 vajza t’i vishja bukur-bukur. Të parën po që po e vesh, gjithë ditën rri duke e kombinuar, tani pres edhe të dytën”, tha moderatorja.
E pyetur nëse po punojnë (po, ashtu siç e lexove) për bebin e dytë, Kiara u shpreh se është ende herët dhe se po ia lënë në dorë të ardhmes.
“Jo , jo, është një dëshirë e të ardhmes patjetër’.
Kiara dhe Luizi u bënë prindër të Luna Marisë më 30 prill 2024 dhe moderatorja ka ndarë shpesh momente me të bijën dhe familjen e saj në rrjetet sociale, si dhe ka folur për shtatzëninë, lindjen dhe sikletet e kësaj periudhe.
ks