3
Berat Rukiqi nga LDK-ja ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë.
Rukiqi tha se rihapja e vendeve të punës më 2021 pas pandemisë po llogariten si vende të reja të punës nga qeveria.
Postimi i plotë:
Disa shpjegime dhe disa pyetje publike për qeverinë rreth punësimit dhe papunësisë:
❓ Si po manipulon qeveria me shifrat e punësimit?
1️⃣ Krahasimi i gabuar me vitin 2020: Gjatë pandemisë u humbën rreth 25,000 vende pune për shkak të mbylljes së ekonomisë. Me hapjen e saj në 2021, këto vende pune u rikthyen. Por, qeveria po i llogarit si vende të reja pune!
2️⃣ Formalizimi i vendeve të punës: Vendet e formalizuara (rreth 4000-5000 vende pune të formalizuara, vetëm në vitin 2023, sipas Bankës Botërore) gjithashtu po raportohen si vende të reja pune.
🔍 Cila është e vërteta?
👉 Para pandemisë, për 4 vjet (2015-2019): u krijuan 66,240 vende pune – mesatarisht 16,560 në vit.
👉 Pas pandemisë, me këtë qeveri ( 2021-2023): vetëm 42,195 vende pune – mesatarisht 14,065 në vit.
📊 Përfundimi? Qeveria aktuale, me një buxhet prej 12 miliardë eurosh, ka performuar më dobët sesa qeveritë e kaluara sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës.
❗ Disa fakte për numrin e të papunëve:
• 745,000 persona në moshë pune janë të papunë.
• Nga këta, 694,000 janë jashtë tregut të punës, ndërsa vetëm 50,000 kërkojnë aktivisht punë.
Vetëm 37%, e popullsisë në moshë punë, janë të punësuar.
🤔 Pyetje për qeverinë:
1️⃣ Si është zvogëluar papunësia nga 25% në 10.9%, kur vetëm 42,195 vende pune janë shtuar?
2️⃣ Ku janë këto mijëra vende pune të reja që pretendoni se keni krijuar, në cilin sektor, nga të cilat investime, me çka e keni ndihmuar krijimin e këtyre vendeve të punës?