Lajme

“Kujdesu për familjen tënde…”, Përfundon seanca ndaj Bedri Krasniqit për kërcënimin ndaj Shkumbin Mehmetit

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Bedri Krasniqit, i akuzuar nga Shkumbin Mehmeti’ se e ka kërcënuar me fjalët “kujdesu për familjen tënde më mirë se sa me me u kujdes për disa gjëra të tjera”.

Dy dëshmitarët punëtorët e shërbimi korrektues janë deklaruar se për kundër që nuk kanë qenë në automjet nga kolegët e tyre që ishin atë ditë në përcjellje të Krasniqit dhe Mehmetit, iu është thënë se nuk është kanë dëgjuar nga Bedri Krasniqi ndonjë kërcënim kundrejt Shkumbin Mehmetit.

Edhe vet i akuzuar Krasniqi është deklaruar se nuk ka drejtuar asnjë kërcënim ndaj Mehmetit siç ka thënë se edhe po të donte brenda automjetit nuk mund të komunikosh apo të flasësh me të tjerët që janë në automjet.

Prokurorja ka kërkuar që fjala përfundimtare të shtyhet, të cilën e ka aprovuar gjyqtari.