LifeStyle

Krisja e marrëdhënies së Princ Harryt dhe Meghan qenka serioze, detaji që e zbuloi

Meghan Markle dukej më magjepsëse se kurrë kur doli pak ditë më parë, e veshur me një këmishë shambray, pantallona të bardha dhe rrip kafe. Por një detaj i rëndësishëm i mungonte veshjes së saj: unaza e fejesës.

Gishti i unazës së fejesës nuk e kishte diamantin e zakonshëm që dukesha e Sussex e tregonte në çdo dalje. Kjo u pa gjatë një vizite në Girls Inc. Në Santa Barbara. Ajo ndihmoi në nisjen e një programi të ri dixhital me qëllim për mbrojtjen e vajzave në internet dhe që të sigurojë se ato dinë t’i përdorin rrjetet sociale në mënyrën e duhur.

Megjithatë përtej punës së mirë të dukeshës, ajo që vërtetë tërhoqi vëmendjen ishte unaza. Nuk e dimë nëse kjo është një indikacion se marrëdhënia e Harryt dhe Meghan është në një krizë më të thellë se sa mund ta mendonim.

Meghan ishte e gjitha e buzëqeshur në këtë ngjarje, por fansat mbretërorë vunë re se ajo nuk kishte veshur unazën 150,000 £ me të cilën Princi Harry propozoi në 2017. E dizenjuar nga vetë Princi, unaza përmban një diamant që vlerësohet të të jetë midis 2.5 dhe 3 karat, që Harry e kishte marrë nga Botsvana, ku çifti bëri pushimet e tyre të para së bashku – dhe ku, Harry tha që atëherë, ai vendosi se donte të martohej me Meghan.