Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të vdekur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Blic.Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.“Me datë 21.10.2024 rreth ores 18:40 ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova,, Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 eshte shkaktuar nje aksident trafiku me fatalitet ku jane te përfshira: Nje automjet me targa te huaja, nje kamion dhe nje automjet me targa vendore. Ne vendin e aksidentit kane dal njesitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia eshte duke ndermarr veprimet e nevojsheme hetimore lidhur me shkaktaret e ketij aksidenti te rendë. Per detaje tjera do te njoftoheni nga kompetentet pas raportimeve shtese”, tha Hoxha.

Ai ka shtuar se humbja e jetës së nejrëzve në aksidente është tejet shqetësuese, teksa ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.“Humbjet e jeteve njerzore si pasoje e aksidenteve rrugore jane teper shqetsuese per te gjithe, andaj Policia e Kosovës kerkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, ne veqanti shoferet që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik dhe per te shmangur rastet e tilla tragjike”, deklaroi ai për Gazeta Blic.

Ndryshe, Gazeta Blic merr vesh se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur 2 persona, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.



ks