Lajme

Kulla: Arrestimi i Metës, pasojë e fajeve historike që bëri si kryetar shteti

Ilir Kullla ish- bashkëpunëtor i Ilir Metës, që sot u arrestuar me urdhër të gjykatës për disa vepra që lidhen me korrupsion, ka thënë se arrestimi i ish-presidentit është veprimtari e reformës në drejtësi, por edhe pasoja të gabimeve që ka bërë Meta.

Kulla në emisionin “MATRIX”,në Tëvë 1, ka përmendur rastin kur opozita kishte refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2019 dhe Meta nga posti i presidentit kishte mbështetur një gjë të tillë.

“Janë veprimtari e sistemit dhe reformës në drejtësi por janë pasoja e madhe e fajeve historike që z.Meta bëri si kryetar i shtetit në vitin 2019 ku mbështeti ata që donin të prishnin sistemin politik duke u largu nga parlamenti dhe mos pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Çdo lloj forme për tu kundërvu ndaj fuqisë më të madhe që ne e kemi aleat,që është ShBA-ja dhe për të ikur nga sistemi politik ndërkohë që je kryetar shteti, kjo qojë Ilir Metën nga një gabim në tjetrin…Por mund të them politikisht janë gjëra që e quan në rrugën e tretë e cila është atje ku është sot, fatkeqësisht me arrestimin e tij”, ka thënë ai.

Kulla ka duke folur për konfrontimet që Meta ka bërë me ndërkombëtarët, sidomos me ShBA-në, ka thënë se ish-kryetari i Kuvendit në gjithë veprimtarinë e tij politike në pesë vitet e fundit u identifikua si politikani më antiperëndimor në Shqipëri.

“Është e pa logjikshme se gjithë veprimtarinë politike të bërë në pesë vitet e fundit ai u identifikua si politikani më antiperëndimor në Shqipëri dhe gjitha debatet dhe lutat pa kuptim që Meta ka bërë edhe drejtësinë dhe politikën amerikane në Shqipëri, mos të harrojmë se dy ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 ai nga posti i presidentit akuzojë ShBA-në se kishin plan ta vrisnin ‘pas malit me gropa’’, tha ai në MATRIX.

Ilir Meta u arrestuar të hënën nga Policia e Shqipërisë pas urdhërti të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.