Sara Hoxha i ka dhënë përgjigje në mënyrë të tërthortë zërave për ndarjen e saj nga Ledri për shkak të puthjes së saj si aktore në filmin “Në Kuadër të dashurisë”.
E ftuar në spektaklin e humorit “Portokalli”, në skenarin e përgatitur për blogeren përmendej edhe roli i saj si e dashura e aktorit Roerd Toçe në film. Me ironi ajo u shpreh se është vajza që “puthet lart e poshtë nëpër filma”.
Më tej, personazhi Braçja i drejtohet Sarës se ka një shoqe që “iu mërzit burri kur bëri një skenë me puthje në film”. Në këtë moment Sara reagoi e irrituar “Ua larg qoftë”.
Një moment në bisedën mes tyre, Sara la të nënkuptuar se mund të jetë në një lidhje të re dashurie. Pyetjes nëse partnerin e ka brenda apo jashtë fushës (balerin), Sara iu përgjigj duke nënkuptuar se ai i përket fushës së kërcimit.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse biseda mes tyre ishte “në kuadër të rolit”.
Burimi: /VipMagazine
lokimagazine