Një aeroport në Zelandë të Re ka vendosur një tabelë kufizuese duke iu kërkuar pasagjerëve që t’i kufizojnë përqafimet në tre minuta. Fotografia e vendosur u bë virale në internet.
“Koha maksimale e përqafimit është tre minuta. Për lamtumirën e ëmbël, ju lutem përdorni parkingun e veturave”, thuhet në mesazh.
Dan De Bono, shef i aeroportit, ka thënë se kjo kërkesë po bëhet pasi disa përshëndetje mes pasagjerëve merrnin shumë kohë.
/tiranapost