18
Ditën e djeshme moderatorja Liesa Haxhiasllani është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë vajzën e saj.
Së bashku me partnerin ata i vendosin vajzës emrin Sia.
Urimet për moderatoren ishin të shumta, por nuk kishte si të mungonte një urim nga shoqja e saj e ngushtë, si dhe “bashkudhëtarja” e saj gjatë shtatëzanisë, Kiara Tito.
Me pak muaj diferencë, të dyja mësuan se ishin në pritje të ëmbël e gjithashtu të dyja prisnin të sillnin në jetë një vajzë.
Mirëpo, Kiara sapo na tregoi edhe një tjetër rastësi të bukur. Ashtu si Kiara dhe Liesa që kanë 5 muaj diferencë nga njëra tjetra, edhe vajzat e tyre Luna dhe Sia kanë po 5 muaj diferencë.
Në një postim në InstaStory, Kiara ka shkruar:
“Mirë se erdhe baby Sia! Halla dhe LuLu të duan! Kush e mendonte qe te dyja do beheshim me vajza dhe njesoj si ne te dyja, ato do kishin 5 muaj diference! Jam shume emotional”.
ks