Lajme

Del autopsia për Liam Payne

Liam Payne këngëtari i cili u vetë hodh nga hoteli ku qëndronte pak ditë më parë, ishte nën efektin e drogave të shumta, përfshirë kokainën dhe metamfetaminën, kur ra nga ballkoni i hotelit në Argjentinë.

Sipas The Gurdian, nga disa burime anonime raportet paraprake toksikologjike në trupin e tij kanë treguar se ka pasur koktej droge e quajtur “kokaina rozë”, që përmban metamfetaminë, ketaminë dhe MDMA, iu është gjetur në trup gjatë një autopsie të pjesshme, së bashku me kokainë dhe benzodiazepinë.

Rezultatet përfundimtare të toksikologjisë nuk pritet të bëhen publike për disa javë.

Ish-ylli i One Direction vdiq javën e kaluar në moshën 31-vjeçare pasi u rrëzua nga ballkoni i dhomës në katin e tretë të hotelit në Buenos Aires.

Hetuesit argjentinas lëndë narkotike dhe alkool të shpërndarë rreth objekteve dhe mobileve të thyera në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar 31-vjeçari.

Prokuroria tha se Liam Payne ka rënë nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit në gjendje “gjysmë ose pavetëdije totale.



ks