46
Izmi Zeka, ish-cimeri i ish-presidentit Hashim Thaçi ka shkruar një postim emocionues për raportin që e kishte me të.
Zeka ka shkruar se Thaçi kishte vetëm një ëndërr, e cila ishte Shqipëria e bashkuar dhe përzënia e okupatorit.
“Ti, shoku im, Hashim Thaçi atëherë kishe vetëm një ëndërr: Shqipëria e bashkuar! Ëndrra jote ishe ëndërr e thyerjes së zgjedhës, ëndërr e përzënies së regjimit të egër serb; ëndërr e shporrjes njëherë e përgjithmonë të atij regjimi të urryer antinjerëzor dhe antishqiptar”, ka shkruar Zeka.
Postimit të gjatë ia ka bashkëngjitur fotografinë e ish-presidentit Thaçi nga Haga duke qeshur, përderisa sot po jepte dëshminë Fadil Geci.