Time Kadrijaj nga AAK komentoi vizitën e O’Brien, duke theksuar se ajo është pjesë e një serie vizitash për shkak të situatës së brishtë të sigurisë në Evropë.
‘’ O’Brien e ka këtë vizitë në vazin vizitave që e ka pas edhe në shtetet e tjera për shkak të situatës së brishtë të sigurisë në Evropë’’, tha Kadrijaj.
Kur u pyet lidhur me deklaratën e O’Brien se : “Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese është zotim bazë. Nuk e presim vetëm nga kryeminstri Kurti, por kanë qenë edhe disa kryeministra të mëhershëm që e kanë bërë, prandaj e presim këtë edhe nga Kosova”, Kadrijaj theksoi se kryeministri Kurti veçse e ka pranuar këtë Asosacion dhe tani po bën, siç ka thënë ajo, ekzibicione dhe e quan draftin e këtij Asosacioni ‘’ si më i keqi i mundshëm’’.
‘’ Kurti ka pranuar marrëveshjen në tërësi e ka pranuar edhe draftin e Asociacionit, këto janë veç ekzibicione jo duhet të nënshkruhet jo duhet të jetë njohja në qendër e dialogu të përfundojë me njohje reciproke. Kurti e ka marr obligim draftin e Asociacionit i cili është drafti më i keqi i mundshëm”, përfundon deputetja.