Lajme

Haziri deklarohet kundër një bashkëpunimi me LVV-në pas 9 shkurtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mohuar se mund të ketë një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

I pyetur për një bashkëpunim të tillë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Haziri ka thënë se LDK-ja garon për të fituar dhe nëse s’ndodh kështu ata do ta urojnë fituesin dhe do të ndjekin rrugën e tyre.

“Nëse fitojmë zgjedhjet  e udhëheqim Qeverinë… Ai që i fiton zgjedhjet ne ia urojmë dhe ne kemi rrugën tonë…Përveç se jemi bë gardian të kësaj republike , kësaj kushtetute, marrëdhënieve speciale me ShBA-në, marrëdhënieve me BE-në dhe NATO-n, s’kemi mision tjetër. Ne e kemi Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër, jemi partia e parë që e kemi qit emrin, ka thënë Haziri.

E kundër një bashkëpunimi me LVV-në janë deklaruar edhe disa deputet e anëtar të PDK-së.

Njëri ndër ta është edhe Xhavit Haliti i cili në “InfoNata” në Tëvë1, ka thënë se “po hyri PDK-ja në koalicion me VV-në do të del nga ai koalicion e rrudhur dhe e tkurrur më shumë se do parti të vogla që s’janë ekzistente”.