
Pronarja e një ferme në Kaçanik shprehet se iu lëshojnë muzikë lopëve, për t’i qetësuar. Mesa duket lopët qetësohen kur dëgjojnë këngën e Taynes. Fermerja thotë se kur lopët dëgjojnë muzikë qetësohen dhe qumështin e prodhojnë më mirë.
“Muzika tek lopët është shkaku që lopët qetësohen dhe qumështin e prodhojnë më mirë dhe më qetë”, shprehet pronarja e fermës.
Megjithatë edhe vetë Tayna ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke thënë se muzika e saj nuk dëgjohet vetëm në klube por edhe nëpër ferma. Siç duket këngëtares tani i janë shtuar edhe disa fansa të tjerë.
“Sekreti është te frekuencat. Muzika jem rekomandohet jo vetëm në klub, në vetura, në SPA, por edhe nëpër ferma”, shkruan Tayna.