Lajme

Një i huaj dërgohet pa shenja jete në spital, në Prizren

Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Prizren.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:10.

Sipas raportit policor, viktima ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e qytetit.

“Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.



ks