Ish-producenti, Harvey Weinstein, është diagnostikuar me kancer. Weinstein, i cili aktualisht po vuan dënimin pas hekurave, mësoi për diagnozën e tij në fillim të këtij muaji, thanë të brendshëm për “The New York Post”.
Një përfaqësues i Weinstein fillimisht e mohoi diagnozën kur u kontaktua nga The Post. “Craig Rothfeld, përfaqësuesi ligjor i autorizuar i zotit Weinstein në shtetin e Nju Jorkut, shpreh shqetësim të thellë për spekulimet rreth gjendjes mjekësore të tij , tha përfaqësuesi në një deklaratë.
“Është shqetësuese dhe e papranueshme që çështje të tilla private dhe konfidenciale shëndetësore janë bërë objekt i diskutimit publik. Nga respekti për privatësinë e zotit Weinstein, ne nuk do të ofrojmë asnjë koment të mëtejshëm”.
Harvey ishte një regjisor i shquar deri sa disa gra e akuzuan atë për përdhunim dhe sulm seksual në vitin 2017. Aktorja Rose McGowan ishte një nga gratë e para që tregoi se si producenti e joshi atë në dhomën e tij të hotelit në Park City, Utah në vitin 1997 për atë që supozohej të ishte një takim biznesi.
Ish-producenti u dënua me 23 vjet burg në mars 2020 për përdhunim të shkallës së tretë dhe akt seksual kriminal të shkallës së parë.
bal