Mjekja psikiatre Arjana Rreli dhe shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, kanë qenë të ftuar te “Rudina” dhe kanë rrëfyer historinë e tyre të bukur të dashurisë.
Teksa u pyetën se kur ishte momenti që e kuptuan që kjo ‘gjëja’ e tyre ishte serioze, Skënder Brataj duke qeshur tha se ka qenë 1 prill, ndërkohë më tej mjekja tregoi se në këtë datë ka ditëlindjen vajza e dy miqve të tyre.
“Ishim të dy të ftuar në Vlorë. Ata e bënë këtë festë për vajzën e tyre por pak edhe për ne të dy. Në fund unë do të ikja në shtëpi, por e kam më në periferi të Vlorës, dhe nuk kisha makinë, dhe xhentëlmeni, (pra Skender Brataj) u ofrua për të më shoqëruar”, tregoi ajo duke qeshur.
Më tej e pyetur sa njeri i surprizave është zoti Brataj, ajo tha, “Për këtë nuk ka shok besoj. Nuk ka shok sepse është ai që të thotë “Arjana, jam në Vlorë” dhe për gjysmë ore shfaqet aty me një trëndafil në dorë, është ai që nuk harron çdo Shën Valentin të sjellë tufën me tulipanë si simbol i dashurisë, është ai që shumë shpesh thotë ‘do të ikim për darkë sonte’, po, dhe në tavolinë ti gjen miq që i ke bërë një javë përpara muhabet ‘sa na mori malli’ dhe ai ka thënë ‘Arjana ka mall’, kështu që është një gjë shumë e bukur.”, tregoi ajo.
Mjeku Skënder Brataj e surprizoi Arjanën edhe publikisht duke hyrë në studio me një buqetë tulipanësh të bardhë
bal