1
Një punëtoreje teknike të Kuvendit të Kosovës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, e cila që 37 ditë bashkë me koleget e saja po protestojnë para Kuvendit për rritje pagash.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
“Sot pas 37 dite grevë në Kuvendin e Kosovës, të lartpërmendurit arritën që një punëtore ta bëjnë për spital me injorimin e tyre karshi këtyre grevisteve, sipas mjekëve kjo grua ka pësuar lëndime të mëdha dhe që nga ora 9 e deri tani kjo po trajtohet në Emergjencë- QKUK. Sipas deklarimit të mjekut ky person ka presion psiqik , pse ka ardh deri te kjo sigurish do e shpjegoi vetë ajo, se sa ka qenë i rëndë rasti sigurisht se dinë më së miri me spjegu sigurimi i Kuvendit i cili me veprimet e tyre janë për çdo lavdat , e ngrata i ndodhi kështu sepse 279 eu s’poi dalin për jetesë , barna. Kjo është mirëqenia e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës , kështu trajtohemi ne”, ka shkruar ai.