ShowBizzz

Capital T nuk e ka prezantuar ende Adrolën me familjen e tij? Flet i ati: Ne nuk kemi nuse në shtëpi

Një deklaratë e babait të Capital T ka nxitur dyshimet se ky i fundit ende nuk e ka prezantuar Adrola Dushin me familjen e tij. Edhe pse përfliten prej kohësh për një lidhje, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar hapur, fotot e tyre së bashku dhe detajet e tjera nuk kanë lënë vend për dyshime.

Megjithatë, dyshja duket se ende nuk i kanë bërë gjërat familjare.

Në një intervistë për “Hambari”, babai i artistit, Agim Ademi tregoi se djali tij nuk ka sjellë ndonjë vajzë në shtëpi.

“Ne nuk kemi nuse në shtëpi, e tjetër gjë është që kanë dalë disa foto dhe djali im mund të këtë ndonjë lidhje, sepse ai nuk është i mitur, dhe mund të gjejë gjithçka mbi jetën e tij që unë e mbështes deri në fund”, u shpreh Ademi.