Fatime Gashi do të ishte viktima e dytë për shkak të një kredie një milion lekë të vjetra që kishte marrë në institucionet e mikrokredive e që nuk e shlyente dot, kur vendosi t’i vinte flakën vetes para bashkisë së Durrësit.
Fatmirësisht, ajo u ndihmua dhe u transportua menjëherë në spital.
“Nuk e përballoj dot më. Kam marrë kredi për ilaçe dhe më bëjnë presion. Jetoj me çunin me qira”, u shpreh ajo.
Fatime, 58 vjeç jeton vetëm me djalin e saj, i cili jo gjithmonë gjen pune. Ajo trajtohet me pension familjar prej 90 mijë lekësh, por gjatë verës ka punuar. Fatimja frekuenton qendrën sociale ditore në bashkinë e Durrësit, ku ushqehet me tre vakte. Por kjo nuk e bën të dalë nga gjendja e renduar ekonomike.
Nga shtrati i spitalit të djegies plastikes në QSUT, ajo apelon për ndihmë.