ShowBizzz

Fero: Për Vullnetin ka paragjykime, por brenda në shpirt është shumë i mirë

Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, ka hyrë sonte brenda shtëpisë së BBVK-s si mysafir dhe banorët kanë mundësi t’i shtrojnë pyetje.

Duke qenë se, banorët flisnin pa rend, Fero u tha se Vullneti ishte i vetmi i cili e ka respektuar më së shumti në këtë konferencë, e që nuk e kishte pritur.

“Ka shumë paragjykime, por brenda në shpirt je shumë i mirë”, deklaroi ish-reperi për gazetarin.

Përveç kësaj, ai thuri një sërë lëvdatash për punën e deritanishme të tij.

Fero gjatë konferencë gjithashtu foli edhe për tema të shumta, sikurse për çështjen e kujdestarisë së vajzës e po ashtu edhe pse la muzikën.