Lajme

Kthjellime dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në shtrirjen lindore parashikohet që herë pas here të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por pas mesdite pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.

Vija bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës do të jetë me intervale kthjellimesh. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Republika e Kosovës në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cila më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore dhe Perëndimore të vendit. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit, por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje. Mbrëmja sjellë largim gradual të vranësirave nga Kosova. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por vijojnë njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të vijojë që në orët e parë të mëngjesit dhe mesditës të mbizotërohet nga intervale të gjata me diell, të cilat më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore të territorit. Por sërish pjesa e dytë e ditës pritet të shfaq vranësirat në të gjithë vendin, ku më të theksuara ato do të jenë në orët e pasdites në zonat qendrore dhe Lindore të Maqedonisë së Veriut. Për sa i përket temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale por mbeten konstante në vlerat maksimale duke u luhatur nga 2°C vlera minimale deri në 24°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi i ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosferike në një pjesë të madhe të kontinentit Europian, duke sjellë në ishujt britanikë dhe Alpet e Europës vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Reshjet herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu parashikohet të jetë Gadishulli Peloponez si edhe Europa Lindore ndërsa pjesa më e madhe e Europës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura relativisht të larta./abcnews.al