Lajme

Murati takohet me Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, flasin për mundësitë për bashkëpunim

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili u takuan me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, David Amaglobeli.

Murati përgjatë takimit prezantoi disa nga indikatorët ekonomikë dhe progresin që ka arritur Kosova.

Ndër të tjera, Murati përmendi edhe nivelin e ulët të borxhit publik.

Nga ana e tij, Amaglobeli përgëzoi Kosovën për performancën e mirë makroekonomike, që reflektohet me rritje të ekonomisë përtej parashikimeve fillestare, dhe me shkallë inflacioni të ulët, e cila në shtator shënoi 0.4%.

Derisa, palët vijuan diskutimet rreth projekteve dhe programeve aktuale, siç janë: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF) me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe përmbushjen e rekomandimeve që derivojnë nga këto programe.

Ata kanë biseduar edhe për mundësitë e tyre për bashkëpunim./teve1.info/