Bota

Inxhinierja që vd*q nga sulmi t*rrorist në Turqi kishte dalë tek dera të merrte buqetën e përvjetorit të martesës

Një nga detajet më të trishta të sulmit terrorist që Turqia pësoi dje, ishte historia e Zahides. Inxhinierja, nënë e dy fëmijëve doli në atë moment tek dera pasi bashkëshorti i kishte dërguar lule për përvjetorin e martesës. Kështu dita e martesës u shndërrua edhe në ditën e vdekjes së saj.

Turqia u trondit dje kur disa terroristë sulmuan me armë ambientet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) mesditën e së mërkurës.

Si pasojë e këtij sulmi humbën jetën 5 persona, 4 punonjës të kompanisë dhe taksisti të cilët terroristët i vodhën makinën.

Viktimat janë:

TS Poll - Loading poll ...

Zahide Güçlü, inxhiniere mekanike në TUSAŞ
Cengiz Coşkun, Menaxher i Kontrollit të Cilësisë në TUSAŞ
Hüseyin Canmaz, punonjës i TUSAŞ
Atakan Şahin Erdoğan, oficer sigurie
Murat Arslan, taksisti i cili u vra nga terroristët për të marrë automjetin me të cilin mbërritën në hyrje të TUSAŞ



/tiranapost