
Edhe një herë Kanye West dhe Kim Kardashian janë në mes të një sherri, pasi një akuzë të re që ka krijuar tension mes të dyve.
Sipas raportimeve, Kim dhe “e gjithë familja” e saj janë “absolutisht të zëmëruar”. Në padinë e ngritur nga një ish-punonjëse, ka një pretendim që thotë se Yeezy duket se ka marrëdhënie seksuale me nënën e partnerëve të tij.
Raportet tregojnë se ai u përpoq të bindte Bianca Censorin për marrëdhënie seksuale me nënën e saj, por ajo nuk e miratoi.
“Kim është përpjekur për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme bashkëprindërore me Kanye, por pas kësaj është totalisht e zëmëruar. ”, tha burimi. Alexandra Censori, nëna e Biancës, tha se “nuk do të përfshihej në pretendimet e fundit për dhëndrin e saj” kur u pyet për këtë çështje më 14 tetor dhe më pas ajo kërkoi privatësi.
Pavarësisht përpjekjes për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme, Kim Kardashian thuhet se është e zemëruar se si këto pretendime mund të dëmtojnë katër fëmijët e tyre.
Ish-asistentja e reperit, Lauren Pisciotta, ngriti një padi më 11 tetor, duke akuzuar Kanye për sulm seksual gjatë një seance në studio të organizuar nga Sean “Diddy” Combs.
Pisciotta punoi për West nga viti 2021 deri në vitin 2022.
bal