Këto janë të gjitha shenjat të cilat tregojnë që nuk po pini ujë mjaftueshëm. Më shumë se gjysma e popullsisë së botës vuajnë nga dehidratimi, duke mos e ditur që kjo gjë çon në probleme serioze për shëndetin. Class ju vjen në ndihmë me një grafik që do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse trupi juaj po merr mjaftueshëm ujë gjatë ditës ose jo dhe efektet negative që sjell moskonsumimi i ujit.
Shenjat e para dhe më të lehtat e dehidratimit:
Etje
Ndjenja e thatësisë së gojës
Ndjesia e lodhjes gjatë gjithë kohës
Nervoze
Dhimbje koke
Urina në ngjyrë të errët
Marrje mendsh
Aroma e pakëndshme e gojës
Uria për ushqime të ëmbla
Kërcitjet/dhimbjet e muskujve
Shenjat e dehidratimit të një shkalle më të rëndë
-Etje e theksuar
-Rrahje të shpeshta të zemrës
-Humbja e koshiencës
-Marrje fryme e shpejtë
-Ulje e tensionit
-Lëkurë ekstremisht e thatë
-Marrje mendsh të forta
-Urinë në ngjyrë të errët
-Nevoja e pakët për të shkuar në tualet
-Mungesa e djersitjes edhe në ditët e nxehta apo gjatë aktivitetit fizik