Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, kanë nisur mesditën me këngë patriotike, duke i kënduar komandantit legjendar Adem Jashari.
Në peshën e emocioneve të plota, banorët kënduan njëzëri këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.
Kjo këngë, që tashmë është bërë himn i dytë i shqiptarëve, nuk kishte se si të mos këndohej edhe nga banorët.
Ata u mblodhën në oborr, dhe me theks të veçantë iu drejtuan publikut derisa këndonin me gjithë zemër.
Nga fillimi deri në fund, ata nuk u ndalën, derisa zëri u kumbonte.