ShowBizzz

Sherri në Pejë/ Lirohet nga burgu DJ Crax, qëndroi mbi 3 muaj në qeli

Bahtjar Bajraktari, i njohur me emrin e artit DJ Crax, është në liri pas më shumë se tre muajsh në burg, për shkak të një sherri në një nga klubet e Pejës ku u dhunua personazhi i famshëm në TikTok, Medi Iseni.

Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgim në Shqipëri, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tri ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas medias vendase.

Ai u dënua së bashku me mikun e tij, Rigles Rajkun (Noizy), por ky i fundit u lirua disa ditë pas arrestimit nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 mln lekësh.