LifeStyle

‘Festova me 15 modele të ‘Victoria’s Secret’, ish-futbollisti tregon si shpërdoroi çerek milioni…

Në vitin 2015, Watfordi u ngjit nga Champions League në Premier League dhe kështu Troy Deeney iu desh të përmbushte premtimin e tij për të paguar për një udhëtim në Las Vegas për disa nga shokët e tij të skuadrës.

Në vetëm tri ditë e gjysmë në SHBA, ish-sulmuesi shpenzoi plot 300 mijë euro, shumë që e përfitoi në formë bonusi për ngjitjen në elitën e futbollit anglez.

“Kam shpenzuar një çerek milioni në tri ditë e gjysmë. Do të doja të thosha se ishte në lojë, por ne shpenzuam 80 mijë euro në një festë në pishinë, 80 euro në mëngjes dhe 60 euro në mbrëmje. Në kokën time nuk do t’i merrja gjithsesi ato para, sepse e bëra marrëveshjen me miqtë e mi”, sqaroi ish-futbollisti në podkastin e “Undr the Cosh”, duke treguar se kanë bërë festë me 15 modele të Victoria’s Secret.

“Në atë moment, me modelet, mendova: ‘Zoti im, faleminderit, jam në parajsë. Isha aq i dehur sa humba mendjen në taksi”, kujton ai.

Aktualisht pa klub, pasi përfundoi karrierën e tij futbollistike dhe u shkarkua si trajner i Forest Green pas vetëm gjashtë ndeshjesh, 36-vjeçarit anglez i vjen shumë keq për vendimin:

“Ishte e gjitha egoja, isha një idiot i rendit më të lartë dhe tani ai çerek milioni do të më bënte mirë, po ju them tani.”