Shëndetësi

Ndricim Xhepa : Ne bënim art, nuk mendonim se para do fitonim

Ndriçim Xhepa i ftuar kohë më parë në emisionin “Ka Motor’” ka folur për jetën e tij artistike në teatër dhe film.

Xhepa kujton me nostalgji kohën e dikurshme për të cilën thotë se aktorët punonin me orë të zgjatura me shumë pasion dhe pa interes financiar.

“Në vitet ’80 kam filluar punë në teatrin. Kam preferuar që të jem pjesë e teatrit dhe ekranit… jo shumë aktorë janë të prekur në sheshin e teatrit dhe të xhirimeve të filmave.

Unë hyj ndër ata individë që me dashamirësinë ndaj punës por edhe mundësive të mia aktoriale kam qenë në skenë si në ekran.

Në 40 vite që kam në këtë profesion gati gjysmën e kohës e kam kaluar në këtë oborr.

Kam bashkëpunuar me këta regjisorë, me këta njerëz të kameras, të kostumit të dekoreve. Jashtë mase kohë kam harxhuar.

Xhirimet ndonjëherë fillonin në orën 8 të mëngjesit dhe përfundonin në orën 3 të natës.

Kur lodheshin shoferët zbrisnim në këmbë por ishte një frymë dhe dëshirë e madhe pasioni.

Jo se nuk ekziston sot, por kishte një tjetër formë të bashkëpunuari me njëri-tjetrin. Nuk kishte fare interes, sepse njerëzit punonin në pozicione të ndryshme për atë rrogë që merrnin. Ishte dëshira për të bërë film të mirë, për të bërë një spektakël të mirë.

Nuk ishte mania për të menduar se sa do fitoj nga kjo punë dhe a do të kem mundësi nesër pasnesër që të shkoj në këto nivele financiare, apo pushime luksi që sot nga vitet ’90 kanë filluar atë rritje galopante të tyre.

Dikur nuk përdonin fare makina por vetëm urbanin për të realizuar dëshirat tona.

Ky profesion bëhet për të kënaqur vetveten. Bëhet për kënaqësine e publikut. Dyfishohet përgjegjësia dhe kënaqësia”, tha Xhepa.