Lajme

Koci: Kosova duhet të heq dorë nga njohja prej Serbisë, të ketë planin B

Analisti, Melazim Koci ka thënë se Kosova do duhej të hiqte dorë që Serbia ta njoh dhe të ketë një plan B, e që sipas tij, ai do të ishte mosdiskutimi me Serbinë, por me BE-në dhe ShBA-në.

Sipas tij, kjo do të ishte më produktive.

Koci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se më kresën për njohje po fuqizohet Serbia.

“Nëse Kosova refuzon të ecë përpara me arsyetimin se Serbia po refuzon të mbushë obligimet e veta, ka rrezik që Kosova për një kohë të gjatë të mbetet e bllokuar. Serbia mund të mos e njoh Kosovën me dekada. Serbia këtë e do. Kosova duhet ta riformatoj poetikën e jashtme. Të heq dorë nga njohja nga Serbia, të hartojnë planin B dhe ai do të ishte mosdiskutimi me Serbinë por me BE-në dhe ShBA-në, në bindjen time kjo do të ishte më produktive. Me kërkesën për njohje ne po fuqizojmë Serbinë”, ka thënë Koci.