Lajme

Gërvalla për Lajçakun: Shumë shpesh ia ka mbajtur anën Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak shumë herë ia ka mbajtur anën Serbisë.

“Shumë shpesh ka qenë i njëanshëm dhe ia ka mbajtur anën Serbisë dhe shumë shpesh propozimet që i kanë bërë kanë qenë të destinuara të dështojnë sepse nuk i kanë respektuar realitet”, tha Gërvalla në “Politiko”

Ajo tha se tashmë do të ketë një komision të ri për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se do të punojnë që komisioni i ri të ketë një vizion më real për dialogun me Serbinë.

Gërvalla gjithashtu potencoi se qeveria nuk e ka refuzuar asnjëherë dialogun, por përkundrazi tha se janë munduar që të jenë më konstruktiv në këtë proces.

Theksojmë se sot në Bruksel është mbajtur takimi i rradhës treplashë por pa ndonjë sukses.