Lajme

Raci: Plani franko-gjerman nëse zbatohet një ditë do të sjell rezultate të mëdha

Sot në Bruksel, u zhvillua takimi i radhës i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Aty pati edhe një takim trepalësh në mes të kryenegoaciatorëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Analisti politik Gazmir Raci, i komentoi takimet në fjalë.

Ai në Edicionin Special i numëroi përfitimet e Kosovës nga dialogu me Serbinë.

“Ne e kemi planin franko – gjerman, nuk është zbatuar por aty janë arritur disa rezultate të mëdha nëse ato zbatohen një ditë. Në secilën qeveri ka pasur disa lëvizje”, tha ai.

“Njohjen de facto që ia siguron plani franko – gjerman. Ndoshta dikujt nuk i pëlqen kjo që po them, por për njohjen de facto na ka folur edhe kancelari gjerman, francez edhe ai amerikan, por edhe diplomatët e tjerë evropian”, tha Raci.