ShowBizzz

Deputetja e VV-së ironizon me Përparim Ramën: Ky është Drini, diplomoi duke lexuar sa herë ngeci në trafik …

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit aktorja e njohur, Adriana Matoshi ka ironizuar me daklaratën e të kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, derisa ky i fundit rekomandoi leximin e librave nëse ngecim në trafik.

Kësisoji, Matoshi ka shpërndarë videon e një miku të saj i cili edhe zbatoi këshillën e të parit të Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

I njëjti sipas Matoshit ka “diplomuar”.

“Urime Drin Sejdiu. Sic na sugjeton kryetari ynë vizionar, në vend që të nervozohemi gjatë kolonave të përjetshme në Prishtinë është momenti i përsosur për t’i dhënë vetës një diplomë të re. Çfarë na duhet të shkojmë në universitet me vite të tëra kur mund ta mbarojmë atë gjatë një udhëtimi prej Bregut të Diellit, Te qafa? Në vetëm një jave Drini ka arritur të përfundojë studimet, dhe tani po mendon të bëhet professor gjatë ndalesave të semaforëvëe..”, ka shkruar mes tjerash Matoshi



ks