ShowBizzz

I shpëtoi burgut, surprizohet Antonela Berisha: “Mirë se u ktheve bisha”

Pas periudhës së vështirë që kaloi pas incidentit të dhunës ndaj Klea Prengës dhe javëve në arrati, Antonela Berisha i është rikthyer jetës së përditshme dhe punës së saj.

Antonela, e cila u vetëdorëzua së bashku me të motrën Marielën, është përballur me masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Tiranës, duke përfshirë “detyrimin për paraqitje” për të dhe “arrestin shtëpiak” për motrën.

Pas kthimit, Antonela ka vendosur të fokusohet sërish tek biznesi dhe jeta e saj aktive. Ajo është mirëpritur nga miq dhe bashkëpunëtorë, të cilët i kanë dhuruar buqeta me lule në shenjë mbështetjeje dhe përgëzimi për rikthimin e saj.

Në një postim në Instagram, Antonela ka publikuar disa prej buqetave, ndërsa në një prej tyre thuhej: “Mirë se u ktheve bisha”.



lokimagazine