Teksa foli në një studio televizive për arrestimin e Ilir Metës, ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj, u shpreh se kreu i PL, e kishte marrë njoftimin më parë që do të arrestohej.
Hakaj u shpreh se i bëjnë përshtypje akuzat e Berishës se Meta është rrëmbyer, ku sipas tij Berisha e ka rrëmbyer Metën në vitin 2000.
“Meta e kishte njoftimin që do te arrestohej, por ajo që është çudia më e madhe është Berisha që hedh akuza se Meta është rrëmbyer, kur në fakt Meta e ka rrëmbyer Berishën në vitin 2000, në mënyrë të dhunshme dhe duke u torturuar nga Tropoja në Tiranë dhe pjesë e forcave që e arrestuan kanë qenë edhe njerëz që nuk kanë qenë fare pjesë e forcave të policisë për të arrestuar”, tha ai.
Haklaj theksoi se Meta ishte duke kërkuar azil politik në mënyrë që ti shmangej drejtësisë.
“Meta do të shkonte në azil politik, dhe do të shkonte kudo, në çdo vend vetëm që të shpëtonte. Tani do të ketë edhe goditje të tjera”, tha ai.