Motra e Bes Kallakut, Ana, shpesh ka flour për marrëdhënien e mirë që kanë motër e vëlla.
Teksa ishte e ftuar në “7pa5” në rubrikën e gatimit, ajo përgatiti recetën e saj e teksa tregoi aftësitë e në kuzhinë, u ndal patjetër edhe te raporti me Besin. Moderatorja tregoi se Besi është ai i cili jep këshillat mes tyre.![]()
“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetemi të gjithë“, tha Ana.![]()
Po ashtu, Ana na zbuloi se Besi ka shumë aftësi në kuzhinë.
“Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diçka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin“.


