Nëse ke qejf një grua Akrep, nuk është aspak surprizë për ne!
Ato dinë se ç’duan, janë gra speciale dhe të marrin në qafë me sytë hipnotizues dhe mençurinë e paparë. Është shumë e vështirë t’i rezistosh një gruaje Akrep, ndaj nëse ke rënë në “grackën” e saj, lexo më poshtë.
Një grua Akrep ka aftësinë magjike që të të depërtojë në shpirt, ndaj nuk është çudi që të kesh krijuar varësi pas saj. Ajo është praktikisht një femër fatale dhe njihet për pasojat e rënda që le të çdokush. Është e paharrueshme, e rrezikshme, ka mendime të çmendura dhe adhuron sfidat. Nga ana tjetër, është shumë e gjallë, pasi udhëhiqet nga Marsi, planeti i pasionit, i cili kërkon gjithnjë të jetë pjesë e aventurave.
Si është një grua Akrep?
Është e rëndësishme ta kuptosh që edhe pse duket shumë e qetë, gruaja Akrep udhëhiqet nga planeti i luftës. Ajo duket e qetë, i merr gjërat me terezi, duket sikur asgjë nuk e bezdis, por në kokën e saj s’ka asnjë moment qetësi.
Akrepi është një shenjë shumë private, ndaj nëse nuk ta tregon vetë diçka, ti s’do e marrësh vesh kurrë. Ajo punon në hije dhe vepron kur askush nuk sheh. Mos mendo kurrë se di gjithçka për këtë shenjë, pasi mund të ta themi që e ke totalisht gabim.
Cilësitë më të mira të një gruaje Akrep
Sa më shumë të të ketë qejf, aq më shumë cilësi të mira do të nxjerrë në pah. Nuk e themi dot që një grua Akrep është e fiksuar, domethënë, jo në kuptimin negative të fjalës. Kur ajo do dikë, e do me shpirt dhe do të tregohet sa më pasionante. Ajo mëson gjithçka për ty, duke nisur që nga gjërat që pëlqen, pasionet, gjërat që të nxehin, defektet e tua, gjuhën e dashurisë. Pra, me pak fjalë, gjithçka. Për ca njerëz kjo është e tepruar, për ca të tjerë dhe për vetë gruan Akrep, mënyra më e mirë për të thënë “Të dua”.
Nuk është kurrë monotone, pasi do që të ndërmarrë aventura të reja gjithnjë. Ajo do që të dalë nga kornizat, të bëjë gjëra të pazakonta dhe ta rrethojë veten me ndjesi të bukura. Gruaja Akrep nuk ka frikë nga e panjohura.
Cilësitë negative
Ndonjëherë, një grua Akrep mund të jetë armiku më i keq. Akrepi është një shenjë e fuqishme e horoskopit dhe nëse e lëndon, e pëson. Kur gruaja Akrep bëhet e pandjeshme, indiferente dhe fjalët e tua i hyjnë nga një vesh dhe i dalin nga tjetri, ki kujdes. Kjo është qetësia para stuhisë.
Gjithashtu, gruaja Akrep s’e ka problem të flasë ashpër, sidomos kur nuk po i respektohen kufijtë që ka vendosur. Herë me një ton pasiv-agresiv; herë me të qeshur me ta ngjeshur e herë në mënyrë të prerë, gruaja Akrep të detyron ta respektosh.
Me cilat shenja shkon shumë mirë gruaja Akrep?
Shkurt e shqip: Me Peshqit dhe Virgjëreshën. Gruaja Akrep kalon një pjesë të mirë të kohës duke kuptuar se si janë realisht njerëzit që e rrethojnë. Një Virgjëreshë, ka aftësinë që të jetë e duruar dhe të dëgjoj me vëmendje kur Akrepi shpreh ndjenjat, citon Anabel.
Sa i përket Peshqve, ata janë ëndërrimtarë, romantikë dhe i jepen me shpirt imagjinatës. Janë fiks njerëzit që duhet të shoqërojnë Akrepin në çdo aventurë.