Deputeti i Vetëvendosjes, Alban Bajrami ka komentuar audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesit e Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe përmes tij edhe me Milan Radoiçiq.
Bajrami në “Info Nata” në Tëvë1, ka thënë se Kusari-Lila asnjëherë nuk e ka thirrë në telefon Radoiçiqin.
“Mimoza Kusari-Lila asnjë herë nuk e ka thirrë Radoiçiqin në telefon, kjo është e ditur besoj.. kur më keni thirrë ju sot në studio kur kam qenë duke folur me ty ti ke mujt me lshu në ‘speaker’ e me fol edhe dikush tjetër aty,” – tha ai.
“Ka qenë diskutim për të cilin si miq e ka autorizu Radoiçiqin, duke qenë nënkryetar partie përndryshe, ne asnjëherë nuk e kemi trajtuar atë si partner” – shtoi Bajrami.
I pyetur se a ishte gabim ky komunikim, ai deklaroi se në këto raste duhet të kemi kujdes të madh.
Deputeti i VV-së, thekosoi se Kusari-Lila duhej të kishte kujdes të shtuar.
“Në këso raste duhet me pasë kujdes të madh sepse edhe një person i cili nuk është ende i ndjekur nga Prokuroria e Kosovës siç është Simiqi duhet me pas kujdes për shkak se ke të bësh me një person i cili në rastin më të keq mund të jetë vegël e një krimineli” – u shpreh Bajrami.
“Une konsideroj se është dashur me pas kujdes të shtuar, jashtëzakonisht të shtuar këtë komunikim i cili ka ndodh pa vullnetin e saj dhe se e ka sqaruar disa herë” – shtoi ai.