Lajme

FUTBOLLI NË ZI/ Ish-mbrojtësi i “Seleçaos” ndërron jetë krejt papritur

Futbolli brazilian u trondit këtë të premte nga lajmi për humbjen e ish-mbrojtësit të krahut të “Seleçaos”, José Carlos de Almeida, i njohur më mirë si Zé Carlos.

Ish-futbollisti, i cili përfaqësoi kombëtaren braziliane në Kupën e Botës 1998 në Francë, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare për shkak të një “sulmi masiv në zemër”, siç raportohet nga klubi i futbollit São Paulo.

Skuadra trengjyrëshe, ku Zé Carlos bëri 72 paraqitje midis viteve 1998 dhe 1999, njoftoi këtë lajm tragjik “me pikëllim të madh” përmes rrjeteve sociale.

Ish-lojtari pësoi një arrest kardiorespirator ndërsa flinte në shtëpinë e një të afërmi në Osasco, një zonë metropolitane e São Paulos.