Lajme

“I kapur për fyti” – publikohet momenti i sulmit ndaj Gazmend Muhaxherit

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi, ka publikuar një video nga sulmi ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri.

Ganiqi videon e ka postuar në profilin e tij në Facebook, me mbishkrimin:

“Jam kundër dhunës! Problemet nuk zgjidhën me dajak”.

Gazmend Muahxheri është sulmuar fizikisht sot nga dy persona në qytetin e Pejës.

Media ka raportuar se i dyshuari për sulmin ndaj Muhaxherit është Korab Lulaj.