Lajme

Von der Leyen pritet në Qeveri nga Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi i Von der Leyen me Kurtin është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë, ndërsa paraprakisht presidentja e KE-së ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

Ndryshe, Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Më pas, më 24 tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi për në Maqedoni të Veriut dhe e u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova./teve1.info/