Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka shkuar për vizitë bashkë me anëtarë të kryesisë së subjektit që drejton, kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, pas sulmit fizik që e pati mëngjesin e sotëm.
Sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti, ka publikuar fotografi të tyre kur shkuan për vizitë të Muhaxheri.
“Besojmë fuqishëm se dhuna nuk ka vend në demokraci. Skenarët e dhunës janë të papranueshëm”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Muhaxheri është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe të dyshuarit për rastin e tij janë arretuar.