Justin Timberlake është detyruar të shtyjë 6 data të tjera në turneun e tij botëror “Forget Tomorrow” për arsye shëndetësore. “Hej djema – Nuk jam ndjerë mirë në shfaqjet e fundit dhe rezulton se kam bronkit”, shkroi Timberlake në një postim në Instagram.
“Më vjen shumë keq të them se duhet të riplanifikoj shfaqjet deri më 2/11.” Kjo nuk është hera e parë që këngëtarit të “Cry Me a River” i është dashur të shtyjë shfaqjet këtë muaj.
Ai u kritikua për anulimin e koncertit të tij të 8 tetorit në Prudential Center në Neëark, NJ, vetëm një orë përpara se të fillonte. “Më vjen shumë keq që shtyj shfaqjen e sotme”, shkroi Justin në një deklaratë në atë kohë.
“Kam një dëmtim që po më pengon të performoj. Jam shumë i zhgënjyer– por po punoj për ta riplanifikuar sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë premtoj se do t’ju kompensoj dhe do t’ju jap shfaqjen që meritoni. Faleminderit djema për mirëkuptimin. Vlerësoj mbështetjen tuaj gjithmonë.”
bal