Frikë e madhe për Wanda Narën, e cila u rrëzua gjatë episodit të fundit të “Bake Off Celebrities” në Argjentinë.
Gruaja e Mauro Icardit ishte në pozicionin e konkurrentit kur, papritur, u rrëzua përtokë.
I pari që e ndihmoi ishte shefi i kuzhinës, Damian Betular.
“Djema, Wanda ra, më duket se u vra”, deklaroi ai duke pasur frikë nga më e keqja.
Këngëtarja Cande Molfese, gjithashtu duke konkurruar në spektaklin e gatimit, ka bërtitur disa herë emrin e Wandës.
“Shefat do të përfundojnë duke më vrarë mua në këtë shfaqje”, u ankua Wanda Nara pasi u ngrit.
37-vjeçarja ka shpjeguar se në atë pjesë të studios, dyshemeja ishte shumë e rrëshqitshme dhe takat e larta nuk e ndihmonin.
Fatmirësisht, nuk pati pasoja. Vetëm mikrofoni i Wandës u prish dhe u zëvendësua menjëherë nga teknikët e pranishëm.