Lajme

Papunësia në Kosovë në rënie?

Në 10,7% sipas kryeministrit Kurti ka rënë papunësia në Kosovë. Por me ketë nuk po pajtohen opozita e ekspert të ekonomisë. Sipas AAK-së, po behën manipulim i statistikave derisa përmend arsyet e këtyre të dhënave të prezantuara. Nga Agjencia e Statistikave kanë treguar për mënyrën e mbledhjes së të dhënave për numrin e të punësuarve në vend.

“Sipas të dhënave të ASK-së, nga tre mujori i parë 2021 deri te tremujori i fundit 2023, papunësia e përgjithshme ka rënë nga 25.8% në 10.7”.

Kështu deklaroi Kurti gjatë prezantimit të Vlerësimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024.

Por këto të dhëna të papunësisë ngjallën reagime të shumta.

Sipas ish ministrit të ekonomisë, i cili vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Shatri, këto shifra nuk qëndrojnë dhe ka manipulim të tyre.

Ai përmend disa faktor që kanë ndikuar në uljen e përqindjes së papunësisë.

“Në fund të vitit 2023 që po referohet z.Kryeminster janë 1 milionë e 171 mijë persona të moshës së punës apo ajo që quhet kotigjenti i punës  nga ky kotigjente është zvogelu për 50 mijë e 300 persona,  pra ku kanë mbet këta njerzë sigurisht që kanë emigruar jashtë vendit”, tha Shatri.

E jo vetëm kjo, sipas anëtarit të AAK-së, edhe mënyra e klasifikimi të këtyre të dhënave ka ndikuar në prezantimin e këtyre shifrave.

Në këtë kotigjentin e të punësuarve që këta i quajnë të punësuar sipas po kësaj ankete të fuqisë sipas kësaj ankete, janë rreth 80 mijë 500 njerzë që hyjnë në kategorinë e të vetëpunësuarve por jo në punë të rregullt, por ose persona familjar të papagur që janë amviset tona në shtëpia”, tha ai.

E nga Agjencia e Statistikave kanë treguar për mënyrën se si bëhet mbledhja e të dhënave për të punësuarit në vend.

“Indikatorët për punësimin/papunësinë dhe të gjitha qështjet e lidhura me to, në të gjitha shtetet e BE-së kalkulohen sipas Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), ndërsa metodologjia e përdorur është nga EUROSTATI (Zyra Statistikore Evropiane). Po ashtu edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përdorë të njejtën metodologji nga EUROSTATI për AFP.Sipas kornizës së mostrës (popullsia e Kosovës e grupuar në rajone, urbane/rurale, qarqe regjistruese), bëhet përzgjedhja e mostrës në qarqe regjistruese ku pastaj bëhet përzgjedhja në njësit banesore/ekonomitë familjare për të u anketuar sipas rotacionit të mostrës 2-2-2 (2 in-2 out-2 in) dhe është representative në nivel vendi, pra të Kosovës”, tha Bujar Hajrizi nga ASK.

Profesori i ekonomisë thotë se po bëhet selektimi i statistikave.

“Dështimet e qeverisës  e aspektet e ekonomisë tash si duket qeverinë e ka zënë paniku dhe po mundohet me çdo kush që të nxjerrë rezultate pak më pozitive në disa sektor dhe po shkon nga këndi duke i selektuar elementet që atyre iu përshtaten më se tepër. Sa përket çështjes së papunësisë e kemi raportin e Bankës Qendrore që këto ditë edhe ai njëjtë u publiku dhe shifet qartë se vetëm 34%  e popullsi janë të punësuar për kundër përqindjes së lartë  sidomos të gjinisë femërore”, tha profesori Bashkim  Mustafaj.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, Kosova vazhdon ta ketë numrin më të madh të të papunëve në rajon.

Vetëm 37 për qind e qytetarëve të aftë për punë, sipas Bankës Botërore janë të punësuar.