Lajme

Hamza në Suharekë: Do të jemi përkrah cdo qytetari, do t’ua heqim barrën e pasigurisë sociale dhe ekonomike

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza sot ka qëndruar edhe në Suharekë.

Ai tha se me përgjegjësi dhe kompetencë do t’I trajtojnë të gjitha shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.

“Mobilizim i jashtëzakonshëm edhe në Suharekë. Me përgjegjësi, me kompetencë, do t’i trajtojmë të gjitha shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve, duke ua hequr barrën e pasigurisë sociale dhe ekonomike.

Do të jemi përkrah çdo të riu e të moshuari, çdo punëtori, punëdhënësi e përkrah çdo qytetari!”, ka thënë ai.