Lajme

Shpërthimi në orët e para të mëngjesit në Zveçan, Policia po e heton rastin

Sot, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e polices së Kosovës, pjesëtare e komunitetit serb që ndodhet në Zveçan.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info shefi i operativës për rajonin e veriut në kuadër të Policisë së Kosovës, Petrit Fejza.

Ai tha se policia është duke zhvilluar hetimet dhe po bën përpjekje sa më parë që të identifikojë autorin apo autorët e këtij incidenti, ndërsa motivi ende nuk dihet.

“Sot jemi njoftuar dhe njësitet relevante kane dal me vend te ngjarjes, jane kry ekzaminimet e nevojshme. Nuk ka pas te lënduar”, tha ai.