Lajme

Kurti: ‘Fest 2’ dëshmi që Kosova po bën organizime reprezentative

Nata finale e Festivalit të Këngës në RTK tashmë ka nisur. Edhe sonte spektakli është i garantuar, derisa interesimi është maksimal. Pjesë e natës finale është edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai gjatë parakalimit në tapetin e kuq tha se ndjehet mirë që sonte do të ketë mundësinë të përcjellë nga afër këtë spektakël muzikor.

“Nuk e di a jam shpesh në tapetin e kuq, por kjo është dëshmi që Kosova po organizon gjithnjë e më shumë festivale, koncerte e aktivitete publike të cilat janë reprezentative dhe natyrisht se e pasqyrojnë nivelin kulturor dhe artistik të vendit tonë. Më vjen shumë mirë që sonte do të jem në natën finale të edicionit të dytë të festivalit, i cili nëse është sikurse në edicionin e parë është shumë mirë, e nëse është edhe një çik më i mirë atëherë është shkëlqyeshëm”, ka theksuar Kurti.